•  
     
    Vlerat tek të cilat besojmë:


    • Cilësia në çdo iniciativë akademik
    • Integriteti dhe korrektësia organizative
    • Kolegjialiteti dhe pjesëmarrja
    në vendimarrje
    • Vullnetarizmi dhe përgjegjshmëria
    në arritjen e standarteve arsimore
    • Pergjegjshmeri dhe liri akademike.
     
    ALBANIAN UNIVERSITY
  •  
    6000 Studentë nuk mund të gabojnë!
     
    Viti 2002 shënon vitin e hapjes së
    degës së parë për laburant dentarë,
    me vetëm 100 studentë të stomatologjisë.
    Sot numërohen mbi  6000 studentë
    aktual që janë duke ndjekur studimet,
    shifra të cilat dëshmojnë nga viti në vit
    rritjen e cilësisë dhe arritjeve në
    Albanian University.
                                  Më shumë

     

     

    6000 STUDENTE
  •  
    Bursat
     
    Promovimi dhe nxitja e studentёve
    mё tё mirë ёshtё njё tjetёr politikё e
    Albanian University duke synuar
    tё jetё lider nё fushёn e arsimit privat,
    në pёrgatitjen e elitave tё ardhshme
    nё fushёn e politikёs, arsimit,
    mjekёsisё, arkitekturёs, drejtёsisë,
    financёs, psikologjisё, shkencave
    tё komunikimit.

                                  Më shumë

    BURSAT
  •  
    Politikat e "Albanian University"
     
    Një vënd themelor në politikat e
    Albanian University, zë edhe
    dhënia e përparësisë së punësimit
    në strukturat e tij, të studentëve
    të ekselencës dhe atyre me prirje
    lidershipi.
                                  Më shumë

     

    POLITIKAT E AU
powered by negetics
English (United Kingdom)Shqip

Sherbimet IT

Laboratorët kompjuterikë dhe aksesi në sistemin e kompjuterave

Përveç sallës së studimit, që është e lirë për studentët, Albanian University ka Laboratorin të pajisur me teknologjinë më të fundit multimediale. Studentëve të të gjitha viteve, në çdo godinë të Universitetit, u është vënë në dispozicion, Laboratori i Informatikës, Arkitekturës, Financë-Bankës, Web Design, Juridikut dhe Psikologjisë ku mund të kërkojnë, marrin, japin informacionet apo materialet që i novojiten sipas kërkesave të programeve akademike dhe ku mund të kalojnë kohën e lirë. Çdo laborator është i pajisur me 25 kompjutera secili dhe me versionet më të fundit të programeve përkatëse, që shfrytëzohen për leksione apo seminare.

Po ashtu sallat e leksioneve janë të pajisura me videoprojektorë, me anë të cilave lektorët bëjnë shpjegimin vizual të lëndëve në të gjitha degët. Kjo metodë shoqëron punën dhe shpjegimin teorik. Skematizmi teorik, që shoqërohet nga imazhi audioviziv deskriptiv, mundëson një mësimdhënie bashkëkohore dhe mjaft efektive.

Rrjeti i kompjuterave, që përdoren nga studentët, stafi akademik dhe punonjësit e  administratës ofron falas shërbimin e internetit në të katër godinat e Albanian University.

Studentëve të Albanian University u jepet mundësia që në webside-in e Universitetit duke u pajisur me nga një Kod individual, (account), nëpërmjet të cilit të hyjnë në sistemin informativ akademik dhe personal të tyre. Këto kode u japin akses studentëve për diskutime në forumet e faqes zyrtare të universitetit, që janë pjesë e interesave të tyre si studentë. Gjithashtu atyre u ofrohet mundësia të informohen në lidhje me gjeneralitetet dhe historikun personal të tyre si student, kalendarin akademik, orarin, periudhën e sezonit dhe datat e provimeve, notat e marra gjatë viteve akademike, takimet e konferencat ku duhet të paraqiten, oraret e kurseve, pedagogët e programit që ata ndjekin, etj. Ky sistem krejtësisht bashkëkohor është një sistëm on-line të dhënash që mundëson lehtësira të madha për studentët dhe shmang rrugët burokratike të proçedurave që duhet të ndjekin në institucion për të marrë informacionet që i nevojiten.

Për çdo informacion të mëtejshëm në lidhje me shërbimet IT,

Email :  Kjo adresë e-maili është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni javascript për ta parë atë

Zona Studentit