Rregullore

Logo_AU

ALBANIAN UNIVERSITY

UNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

 RREGULLORE E BRENDSHME E INSTITUCIONIT

KREU I

Dispozita të Përgjithshme

 

Neni 1

Baza Ligjore

 

  1. Rregullorja e Brendshme e Albanian University, që më poshtë do të quhet “Rregullore”, bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Ligjin nr.9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, në aktet nënligjore në fuqi të miratuara në zbatim të ligjit të mësipërm, si dhe në Statutin e Albanian University që më poshtë do të quhet “Universiteti”.
  2. Rregullorja është objekt i ndyshimeve në formë dhe në përmbajtje, konform çdo amendimi të akteve ligjore dhe nënligjore që normojnë veprimtarinë e Arsimit të Lartë në Shqipëri, si dhe respekton çdo akt tjetër ndërkombëtar të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë lidhur me sistemin dhe parimet e funksionimit të arsimit të lartë.

 

Neni 2

Objekti

  1. Rregullorja e Brendshme ka për qëllim të rregullojë marrëdhëniet midis strukturave akademike dhe jo akademike të Universitetit dhe filialit te tij, të normojë veprimtarinë kryesore të organeve drejtuese, njësive përbërëse kryesore dhe bazë dhe aparatit administrativ ndihmës të tij.
  2. Rregullorja e Brendshme përcakton gjithashtu rregullat kryesore të organizimit dhe funksionimit të veprimtarisë vendimmarrëse kolegjiale dhe/ose individuale, të procesit mësimor/kërkimor, si dhe të çdo aspekti tjetër akademik dhe administrativ në ndihmë të realizimit të shërbimit arsimor brenda fushës së liçensuar të Universitetit.

 

 

 

 

 

               Neni 3

                                                                        Parimet

 

  1. Rregullorja njeh dhe respekton parime të rëndësishme kushtetuese dhe ligjore, të cilat shërbejnë për demokratizimin dhe disiplinimin ligjor të procesit akademik, organizimin e brendshëm institucional, si dhe per çdo procedurë tjetër vendimarrëse, propozuese, vlerësuese, promovuese, edukuese, kërkimore dhe formuese.
  2. Kjo rregullore udhëhiqet në çdo aspekt të normimit të aktivitetit të Universitetit nga fryma e respektit të të drejtave, lirive themelore dhe interesave të ligjshme të njeriut të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe në Kartat, Deklaratat, dhe Konventat Ndërkombëtare.
  3. Rregullorja sanksionon parimisht detyrimin e Universitetit për të respektuar të gjitha të drejtat dhe liritë themelore kushtetuese e ligjore, me qëllim eleminimin e çdo praktike jo demoraktike, diskriminuese dhe denigruese ndaj stafit akademik, studentëve dhe aparatit administrativ në tërësi.

 

  1. Aktiviteti i Universitetit parashikuar në këtë Rregullore bazohet në parimin e vetorganizmit akademik dhe financiar, frymës së lirë, respektit të dinjitetit human, pluralizmit të ideve, trasparencës së procedurave, dhe promovimit të lirisë së studimeve e të kërkimit shkencor, duke siguruar në çdo rast mundësi të barabarta për çdo individ.

 

  1. Rregullorja synon të konsolidojë veprimtarinë e strukturave të Universitetit, në respekt të zhvillimit të lirë të studimit, të procesit mësimor dhe të kërkimit shkencor edhe përmes bashkëpunimit me institucione të tjera të arsimit të lartë, me njësitë shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, me administratën shtetërore dhe me çdo subjekt tjetër me profil profesional, ekonomik, formues, kërkimor, jofitimprurës dhe vullnetar.

 

KREU II

Strukturat qëndrore të drejtimit akademik dhe administrativ

Neni 4

 Veprimtaria e Senatit

  1. Senati akademik është organi akademik më i lartë drejtues dhe vendimarrës i Universitetit. Senati ushtron kompetencat që lidhen me planifikimin, programimin dhe koordinimin e procesit mësimor dhe të kërkimit shkencor. Senati akademik merr vendime mbi strategjitë e zhvillimit të universitetit, drejton dhe kontrollon veprimtaritë mbi cilësinë e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor dhe vlerëson nivelin e tyre.
  2. Senati akademik është organ me vendimmarrje kolegjiale i cili drejtohet nga Rektori dhe ku marrin pjesë si përfaqësues me të drejta të plota Zëvendësrektorët, Dekanët, Përgjegjësit e njësive baze, staf tjeter akademik me grada shkencore dhe tituj akademike si dhe një përfaqësues i trupës studentore.
  3. Senati akademik mblidhet periodikisht dhe vendos me shumicë të thjeshtë ose të cilësuar të të gjithë anëtarëve të tij. Me vendim të Rektorit ose të ¼ -tës së të gjithë anëtarëve të Senatit, në mbledhje mund të thirren edhe të ftuar që kanë lidhje me çështjet që merren në shqyrtim.
  4. Senati akademik zbaton në veprimtarinë e tij parimet e autonomisë dhe lirisë akademike, si dhe respektimit të të drejtave të studentëve. Senati akademik në zbatim të Statutit merr në shqyrtim çdo propozim të paraqitur nga nivelet më të ulta të strukturave akademike, lidhur me programet mësimore dhe kërkimin shkencor, hapjen, ndryshimin ose mbylljen e tyre. Senati garanton cilësinë e brendshme të Universitetit përmes vlerësimit të aktivitetit mësimor-kërkimor të personelit akademik dhe sigurimit të kushteve për përmirësimin e tyre.
  5. Senati ka të drejtë të caktojë kritere të veçanta për pranimin e studenteve në programet e studimit, për rekrutimin e stafit akademik, si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Etikës. Të gjitha çështjet e mësipërme Senati i kalon për votim me shumicë të thjeshtë në prani të të gjithë anëtarëve të tij.
  6. Senati akademik miraton me shumicë të cilësuar me 2/3 e votave të të gjithë anëtarëve të pranishëm projekt-statutin dhe projekt-rregulloret e universitetit. Senati ratifikon marrëveshjet e nënshkruara nga Rektori në emër të Universitetit për anëtarësimin në organizata kombëtare e ndërkombëtare të arsimit të lartë, për bashkëpunim me institucione të arsimit të lartë, publike dhe private, vendase dhe të huaja, dhe me organizma joqeveritare. Senati gjithashtu merr vendime mbi ndryshimet apo shfuqizimet e akteve të këshillave të fakulteteve, të cilat bien ndesh me statutin dhe rregulloret përkatëse.
  7. Mbledhja e Senatit akademik thirret me vendim të Rektorit. Rektori në koordinim me Zv.Rektorët dhe Dekanët e Fakulteteve formulon dhe vendos mbi rendin e ditës dhe çështjet kryesore që do të diskutohen. Anëtarët e Senatit akademik dhe të ftuarit e tjerë kanë të drejtë të njihen me përmbajtjen e rendit të ditës para zhvillimit të mbledhjes.
  8. Vendimi i Rektorit per thirrjen e mbledhjes se Senatit akademik dhe rendi i ditës publikohen në mjediset e Universitetit. Në raste të vecanta vendimi publikohet dhe në faqen zyrtare të Internetit për të gjithë të interesuarit e tjerë.
  9. Mbledhja e Senatit akademik hapet nga Rektori duke prezantuar rendin e ditës dhe çështjet që do të diskutohen ose votohen. Mbledhja më pas kalon në procedurat e verifikimit të prezencës së anëtarëve dhe të të ftuarve, si dhe të legjitimimit të tyre rast pas rasti. Mbledhja e Senatit vijon me prezantimin e çështjeve nga përfaqësuesit e strukturave propozuese akademike, me zhvillimin e diskutimeve, dhënien e mendimeve nga anëtarët e tjerë, dhe më pas në hedhjen për votim të propozimeve.
  10. Mbledhja e Senatit akademik dokumentohet në një proces-verbal të detyrueshëm, i cili mbahet nga personeli administrativ i Rektoratit.
  11. Rektori ka detyrimin që brenda 3 ditesh nga zhvillimi i mbledhjes, të formalizojë në një dokument zyrtar vendimin e Senatit duke e firmosut atë dhe duke e shoqëruar dërgimin e tij në strukturat vartëse akademike dhe administrative me urdhëra konkrete për zbatim.
  12. Rektori ka të drejtë t’ia delegojë kompetencën e drejtimit të mbledhjes së Senatit akademik njërit nga Zv. Rektorëve (kur ka të tillë), vetëm në kushtet kur prania e tij është e pamundur për shkaqe pune ose shëndetësore, si dhe kur mbledhja e Senatit akademik ka karakter urgjent.
  13. Vendimet e miratuara nga Senati akademik janë të detyrueshme për zbatim nga çdo instancë tjetër akademike dhe administrative brenda afateve dhe procedurave të përcaktuara. Çdo shmangie, vonesë, neglizhencë apo keqadministrim i vendimeve të Senatit analizohet rast pas rasti në mbledhjet e tij, duke vendosur edhe për marrjen e masave konkrete për rivendosjen e rregullit dhe disiplinës në Universitet.
  14. Mbledhjet e Senatit akademik zhvillohen në selinë qendrore të Universitetit.

 

Neni 5

Veprimtaria e Rektoratit

  1. Rektorati është organ kolegjial ekzekutiv, i përbërë nga rektori, zëvendësrektorët (kur ka te tille), dekanët dhe sekretari i përgjithshëm. Rektorati kryesohet nga rektori i cili ka detyrimin dhe përgjegjësinë për mbarëvajten e punës së këtij organi.
  2. Funksionet kryesore të rektoratit janë:

 

  1. a) harton planet afatmesme dhe afatgjata të zhvillimit të institucionit;
  2. b) harton programin vjetor të veprimtarive, si dhe ndjek zbatimin e tij pas miratimit në senatin akademik;
  3. c) formulon kriteret për shpërndarjen e burimeve financiare, materiale dhe njerëzore;

ç) parashtron përparësitë mes kërkesave konkurruese për financime mes njësive kryesore të institucionit;

  1. d) harton dhe propozon projektbuxhetin për shqyrtim në senatin akademik;
  2. dh) harton planin për investime, kontratat dhe marrëveshjet, që janë kompetencë e tij;
  3. e) paraqet rekomandime për projektet për programet e studimeve, të kërkimit shkencor dhe ndryshimet e nevojshme strukturore për realizimin e tyre;

ë) zbaton të gjitha vendimet e miratuara nga senati akademik dhe bordi administrativ;

  1. f) monitoron dhe publikon rezultatet e vlerësimit të veprimtarive të institucionit;
  2. g) propozon strukturën e përgjithshme dhe numrin e personelit të institucionit për të gjitha nivelet;
  3. gj) përgatit rregulloren e tij të punës, që miratohet nga senati akademik.

 

  1. Rektorati kërkon mendimin e senatit akademik dhe të bordit administrativ për aspekte të kompetencës së këtyre të fundit.

 

  1. Rektorati raporton një herë në semestër në senatin akademik dhe në bordin administrativ.

 

  1. Rektorati harton dhe i dërgon për miratim Senatit akademik dhe Bordit administrativ raportin vjetor të veprimtarisë mësimore-kërkimore dhe financiare të Universitetit, jo më vonë se data 20 dhjetor e çdo viti akademik.

 

  1. Rektorati është autoriteti përgjegjës kryesor për vënien në zbatim të vendimeve të Senatit akademik dhe Bordit administrativ, për aq sa këto vendime adresojnë detyra për këtë organ.
  2. Rektori ka të drejtë të bashkërendojë vënien në zbatim të kompetencave të Rektoratit me përfaqësuesit e tjerë të kësaj strukture. Rektori me cilësinë e drejtuesit të Rektoratit përfaqëson këtë të fundit në mbledhjet e Senatit akademik dhe Bordit administrativ.
  3. Rektori ka të drejtë të thërresë në çdo kohë mbledhjet e Rektoratit dhe të përcaktojë rendin e ditës. Vendimet e mbledhjes së Rektoratit janë të detyrueshme për zbatim nga çdo strukturë tjetër akademike dhe administrative në varësi.
  4. Për çështje dhe detyra specifike, Rektorati ka të drejtë t’u delegojë kompetenca të veçanta organeve dhe personelit akademik dhe administrativ të Universitetit, kur e gjykon te drejte nje gje te tille.

Neni 6

Veprimtaria e Bordit administrativ

  1. Bordi administrativ është organi drejtues kolegjial administrativ më i lartë, cili ka kompetenca vendimmarrëse dhe mbikqyrëse mbi veprimtarinë e ekonomiko-financiare të Universitetit. Bordi administrativ drejtohet nga Administratori, të cilit i njihet kjo e drejtë në kontratë, dhe përbëhet prej 7 anëtarësh, me përfaqësi nga personeli akademik, joakademik, personalitete të emëruar nga Administratori, si edhe një përfaqësues i zgjedhur nga Këshillli i Studentëve të Universitetit.
  2. Nuk mund të jenë anëtarë të Bordit anëtarët e Senatit akademik. Dekanët, ZvDekanët dhe ZvRektorët.
  3. Bordi administrativ mblidhet kur administratori e gjykon te nevojshme nje mbledhje te tille dhe voton me shumicë të thjeshtë ose të cilësuar të të gjithë anëtarëve të tij. Me vendim të Administratorit në mbledhje mund të thirren edhe të ftuar që kanë lidhje me çështjet që merren në shqyrtim.
  4. Rektori dhe Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit kanë të drejtë të marrin pjesë në çdo rast në mbledhjet e Bordit administrativ, por nuk kanë të drejtë vote. Nëse prania e tyre është e domosdoshme, Rektori dhe Sekretari i Përgjithshëm i Univesitetit njoftohen jo më pak se 5 ditë para mbledhjes së rradhës nga Administratori, drejtues i Bordit, për pjesëmarrje të detyrueshme në mbledhjet e Bordit Administrativ.
  5. Në ushtrimin e kompetencave të tij, Bordi administrativ orienton, shqyrton, këshillon dhe voton strategjitë dhe aktivitetet jo akademike të universitetit. Vendimet e Bordit administrativ merren kolegjialisht dhe janë të vlefshme kur firmosen nga Administratori.

 

  1. Në veçanti, Bordi administrativ ushtron kompetencat e mëposhtme:

 

  1. miraton kriteret për ndarjen e burimeve financiare të universitetit të propozuara nga Rektorati;
  2. b) miraton, me kërkesën e Senatit akademik, projektbuxhetin e universitetit me 2/3 e votave të anëtarëve të tij;
  3. c) miraton propozimet e sektorëve administrativë dhe akademikë që lidhen me funksionimin e universitetit në lidhje mbi aspektet administrative, financiare apo ekonimike;

ç) vendos për emërimet dhe shkarkimet në postet administrative të propozuara nga sektorët administrativë përkatës.

  1. d) miraton strukturën dhe numrin e personelit të universitetit për të gjitha nivelet;
  2. dh) vendos kriteret për përcaktimin e pagave të personelit të universitetit si dhe tarifën e orës mësimore;
  3. e) përcakton kushtet dhe shpërblimet për kontratat e punës bazuar në kualifikimin e të punësuarit dhe statusin i diplomuar apo student;

ë) miraton paraprakisht tarifën e rregjistrimit dhe të studimeve në universitet dhe ia percjell për miratim të mëtejshëm Senatit akademik;

  1. f) vlerëson planin e zhvillimit të institucionit dhe programin vjetor të veprimtrisë së tij;
  2. g) miraton rregulloren e funksionimit të tij;
  3. gj) ofron infrastrukturën dhe shërbimin administrativ për mbarëvajtjen dhe funksionimin e organeve kolegjiale dhe monokratike të universitetit.

 

  1. Bordi administrativ zbaton në veprimtarinë e tij parimet e autonomisë dhe të respektimit të të drejtave të punonjësve, personelit akademik dhe studentëve.
  2. Mbledhja e Bordit administrativ thirret me vendim të Administratorit duke bashkëlidhur në njoftimin e saj rendin e ditës dhe çështjet kryesore që do të diskutohen.
  3. Vendimi i Administratorit për thirrjen e mbledhjes dhe rendi i ditës mund te publikohen në mjediset e Universitetit. Mbledhjet e Bordit administrativ zhvillohen të mbyllura.
  4. Anëtarët që kanë votuar kundra, kanë të drejtë të depozitojnë pranë Administratorit brenda 2 ditësh mendimin e tyre të pakicës, i cili i bashkëlidhet dokumentacionit të mbledhjes.
  5. Administratori ka detyrimin që brenda 3 ditësh nga zhvillimi i mbledhjes, të formalizojë në një dokument zyrtar përmbajtjen e proces-verbalit duke e shoqëruar dërgimin e tij në strukturat vartëse akademike dhe administrative me urdhëra konkrete për zbatim.
  6. Administratori që drejton Bordin nuk ka si rregull të drejtë të delegojë funksionin e drejtimit të mbledhjeve të Bordit administrativ dhe të kompetencave të tjera në organe apo funksionarë të tjerë drejtues të Universitetit. Kur prania e tij është e pamundur për shkaqe pune ose shëndetësore, mbledhja e Bordit administrativ shtyhet.
  7. Vendimet e miratuara nga Bordi administrativ dhe të kundërfirmuara nga Administratori janë të detyrueshme për zbatim nga çdo instancë tjetër administrative brenda afateve dhe proçedurave të përcaktuara në vendim. Çdo shmangie, vonesë, neglizhencë apo keqadministrim i vendimeve analizohet rast pas rasti në mbledhjet e Bordit administrativ duke vendosur edhe për marrjen e masave konkrete për rivënien në vend të rregullit dhe disiplinës në Universitet.
  8. Mbledhjet e Bordit akademik zhvillohen në selinë qendrore të Universitetit. Vendimet e Bordit administrativ janë të vlefshme kur firmosen nga Administratori.

 

Neni 7

Veprimtaria e Rektorit

  1. Rektori është autoriteti drejtues akademik më i lartë. Ai përfaqëson Universitetin duke vepruar në emër dhe për llogari të tij. Rektori përfaqëson Universitetin në marrëdhëniet me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe institucione të tjera të administratës publike, në marrëdhëniet me institucione të huaja dhe me institucione të tjera homologe.

 

  1. Në zbatim të statutit, Rektori emërohet dhe shkarkohet nga detyra nga Administratori, të cilit i është përcaktuar kjo e drejtë në kontratë, dhe mban të paktën titullin “Profesor i asociuar” ose gradën shkencore “Doktor” (“PHD”), të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe me përvojë akademike në këto universitete. Mandati i tij është 4 vjeçar me të drejtë riemërimi.

 

  1. Rektori garanton autonominë e Universitetit dhe ka kompetencë sipas Statutit të paraqesë propozime pranë Bordit administrativ, Senatit Akademik dhe Këshillit të Etikës. Ai ka të drejtë të kontrollojë në mënyrë periodike zbatimin e vendimeve të organeve drejtuese individuale dhe kolegjiale të Universitetit, si dhe gëzon në mënyrë ekskluzive të drejtën për të nënshkruar diplomat, çertifikatat dhe çdo shkresë tjetër administrative që përfaqëson vullnetin e organeve më të larta drejtuese të Universitetit.

 

  1. Rektori organizon të gjithë veprimtarinë e tij për rritjen e cilësisë së procesit mësimor dhe kërkimor të Universitetit, duke mbajtur përgjegjësi për të gjithë aktivitetin me natyrë akademike dhe administrative në vartësi të tij. Rektori ka të drejtë të paraqesë në organet drejtuese kolegjiale të Universitetit çdo lloj propozimi apo rekomandimi që synon të përmirësojë, ndryshojë apo shmangë çështje që kanë impakt në jetën akademike dhe administrative universitare.

 

  1. Rektori krijon marrëdhënie autoriteti hierakike akademike me personelin mësimdhënës dhe ndihmës të të gjitha niveleve, duke kërkuar përgjegjësi, disiplinë dhe zbatim të plotë të legjislacionit në fuqi dhe akteve normuese të Universitetit. Rektori është autoriteti më i lartë i zgjidhjes përfundimtare të çdo ankese, kërkese apo komunikimi në marrëdhënie me personelin akademik, jo akademik dhe me studentët.

 

  1. Rektori ka të drejtë që në ushtrim të autoritetit të tij të lëshojë urdhëra të detyrueshëm për zbatim, të caktojë afate dhe përgjegjësi konkrete për strukturat në vartësi si dhe të kërkojë informacion për ecurinë e zbatimit të tyre në çdo kohë.

 

  1. Rektori ka të drejtë të delegojë detyrat e tij pranë Zv.Rektorëve (kur ka të tillë) por në asnjë rast kompetenca për të cilat legjislacioni në fuqi, Statuti dhe Rregullorja e Brendshme e Universitetit kanë caktuar ekskluzivisht vetëm autoritetin e tij në vendimmarrje.

 

  1. Rektori përfaqëson Senatin Akademik pranë Bordit Administrativ pa të drejtë vote. Rektori është autoritet rekomandues, këshillues dhe llogaridhënës pranë Senatit Akademik dhe Bordit Administrativ.

 

Neni 8

Zëvendësrektori

 

  1. Zëvëndësrektori ushtron veprimtarinë e tij nën autoritetin e Rektorit të Universitetit dhe fushat që ai mbulon përcaktohen nga ky i fundit. Në mungesë e me porosi të Rektorit, Zëvëndësrektori nënshkruan aktet perkatëse me natyrë akademike dhe administrative qe lejohen të delegohen për nenshkrim. Zëvendësrektori emërohet dhe shkarkohet nga Administratori, te cilit i njihet kjo kompetence ne kontrate, me propozim te Rektorit per nje periudhe 4 vjeçare me te drejte riemerimi. Numri i Zëvendësrektorëve të Institucionit përcaktohet nga Bordi i Administrimit.
  2. Zëvëndësrektori ka detyrimin të marrë në vijimësi urdhëra dhe orientime nga Rektori dhe të kryejë veprime me autorizim të tij në përmbushje të detyrave që i janë ngarkuar sipas fushës që mbulon. Zëvendësrektori ka të drejtë të marrë pjesë, prezantojë mendime dhe rekomandime, të bëjë propozime në të gjitha mbledhjet e organeve drejtuese ku është i pranishëm vetëm për fushën që i është ngarkuar nën përgjegjesi. Zëvendësrektori nuk ndërmerr asnjë iniciativë akademike apo administrative pa konsultuar dhe marrë më parë pëlqimin e Rektorit.
  3. Rektori percakton pershkrimin e punes te çdo Zevendesrektori per fushen qe mbulon duke bere nje ndarje te pergjegjesive dhe mardhenieve te tyre me organet e tjere drejtuese dhe vartese te Universitetit. Te gjitha strukturat ne vartesi te Rektorit kane detyrimin ti pergjigjen ne kohe dhe me pergjegjesi porosive, urdherave dhe orietimeve te Zevendesrektorit kur ato jane ne ushtrim te rregullt me detyrat e ngarkuara dhe per te cilat ka dijeni Rektori.

Neni 9

Administratori

  1. Administratori është autoriteti më i lartë drejtues administrativ.
  2. Sipas specifikimeve të kontratës, kryeson Bordin administrativ dhe firmos të gjitha vendimet e marra prej tij.
  3. Administratori ushtron një sërë kompetencash në funksion të drejtimit dhe të administrimit të universitetit, ndër të cilat:
  • thërret dhe kryeson mbledhjet e Bordit administrativ;
  • emëron dhe shkarkon anëtarët e organeve drejtuese dhe administruese të       universitetit pas propozimeve nga ana e instancave përkatëse;
  • ushtron të drejtën e vetos mbi vendimet e Bordit administrativ.
  1. Administratori është përgjegjës për drejtimin e përditshëm administrativ të Institucionit, për zbatimin e buxhetit të miratuar nga Bordi administrativ, për mbikëqyrjen e veprimeve financiare si dhe zbatimin e ligjshmërisë.
  2. Administratori siguron mbarëvajtjen e procesit administrativ, përgjigjet për personelin administrativ të institucionit si dhe siguron mbarëvajtjen e procesit te mireadministrimit institucional nerpermjet strukturave ne vartesi duke kerkuar llogari dhe marre informacion për nivelin e performances se personelit administrativ të institucionit, sigurimin e mbarëvajtjes se procesit mësimor nga ana infrastrukturore, kryerjes se programit mesimor sipas rregullit dhe etikes nga ana e stafit akademik, si dhe është përgjegjës për të nivelin e sherbimit te ofruar nga personeli administrativ dhe ndihmës i institucionit, i cili ka kompetenca specifike për kryerjen e këtyre detyrave te mesiperme. Ai bën propozime për zhvillimin perspektiv të universitetit, për strukturat dhe numrin e personelit administrativ për fakultetet, pasi ka marrë propozimet perkatese nga strukturat me te ulta ne varesi te tij.

 

 

Neni 10

Roli i Sekretarit të Përgjithshëm

 

  1. Sekretari Përgjithshëm përgjigjet për të gjithë veprimtarinë e tij para administratorit. Ai raporton për mbarëvajtjen e përgjithshme administrative të universitetit në Bordin administrativ si dhe kontrollon dhe transmeton në të gjitha nivelet e administratës politikat dhe vendimet e Bordit administrativ.

 

  1. Sekretari Përgjithshëm duhet të ketë formim universitar dhe përvojë në punë. Ai emerohet dhe shkarkohet nga Administratori.

 

  1. Ai kontrollon dhe percjell në të gjitha nivelet e administratës te Universitetit politikat dhe vendimet e Bordit administrativ, Senatit te Universitetit, si dhe te cdo autoriteti tjeter te njohur nga ligji shteteror, privat vendas dhe te huaj qe hyjne ne mardhenie me Universitetin.

 

  1. Sekretari Pergjithshem përgjigjet para administratorit për mbarëvajtjen e procesit te mireadministrimit institucional nerpermjet strukturave ne vartesi duke kerkuar llogari dhe marre informacion për nivelin e performances se personelit administrativ të institucionit, sigurimin e mbarëvajtjes se procesit mësimor nga ana infrastrukturore si dhe është përgjegjës për nivelin e sherbimit te ofruar nga personeli administrativ dhe ndihmës i institucionit, i cili ka kompetenca specifike për kryerjen e këtyre detyrave te mesiperme.

 

  1. Sekretari Përgjithshëm, nën udhëzimet e Administratorit, kujdeset për koordinimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve mes personelit akademik dhe administrativ.

 

  1. Sekretari i Përgjithshëm në ushtrimin e kompetencave të tij ndihmohet nga Kancelari i Fakultetit, i cili mban përgjegjësi për të njëjtat çështje por brenda fakultetit të cilin ai përfaqëson. Ai raporton periodikisht tek Sekretari i Përgjithshëm për mbarëvajtjen e punes se tij.

 

  1. Administratori miraton detyrat dhe pershkrimin e punes te Sekretarit te Pergjithshem. Sekretari i Pergjithshem ka detyrimin te raportoje ne çdo mbledhje te rradhes se Bordit Administrativ mbi çeshtjet qe ka nen pergjegjesi.

 

Neni 11

Këshilli i etikës

  1. Këshilli i etikës është organ kolegjial keshillimor dhe propozues, i cili ngrihet ne rang Universiteti dhe shqyrton çeshtje të etikës së jetës universitare. Këshilli i etikës përzgjidhet nga Senati akademik. Këshilli i Etikës zgjedh kryetarin e tij, me shumicë të thjeshtë të votave të anëtarëve të tij.

 

  1. Keshilli i Etikes i bën propozime Rektorit lidhur me masat qe duhet te merren per rivenien ne vend te Etikes ne Universitet, disiplinimin e sjelljes dhe te performances se personelit akademik dhe jo akademik, si dhe te studenteve.
  2. Këshilli Etikës perbehet nga 7 anetare te cilet përzgjidhen nga Senati akademik. Anetaret duhet te jene pjese e personelit akademik që gëzon reputacion te larte ne mjedisin universitar.
  3. Keshilli i Etikes mblidhet nga kryetari per ceshtje qe propozohen dhe paraqiten nga njesite dhe strukturat e Universitetit, si dhe ne baze te ankesave konkrete per incidente apo ngjarje ne institucion. Keshilli Etikes respekton te drejtat e paleve per tu degjuar, apeluar, paraqitur prova dhe per tju dhene kohe per mbrojtje paleve brenda nje afati te arsyeshem. Cdo pale e perfshire ne nje procedim te etikes eshte e detyruar te respektoje thirrjet, njoftimet dhe vendimet e Këshillit te Etikes.
  4. Anetaret e Keshillit te Etikes kane detyrimin te deklarojne paraprakisht papajtueshmerine e funksionit te tyre me procedimin etik ne vijim per shkak te nje konflikti interesi me palet ne proces. Cdo veprim ose mosveprim i tyre qe cenon paanshmerine e procesit konsiderohet shkelje e rende ne pune. Procedurat e Etikes te kryera ne kushtet e konfliktit te hapur te interesit, lindin te drejten e paleve ne proces te kerkojne zevendesimin e anetareve te Keshillit te Etikes dhe ose riperseritjen e procesit propozues dhe vendimmarres.
  5. Të drejtat dhe detyrat, organizimi, funksionimi, mënyra e shqyrtimit të ankesave etj., përcaktohen në Kodin e Etikes.

 

Neni 12

Këshilli i profesorëve

 

  1. Këshilli i profesorëve është organ kolegjial vendimarres dhe keshillimor qe ngrihet prane Universitetit nga Senati akademik për organizimin dhe drejtimin e studimeve të doktoratës dhe të kualifikimit shkencor e pedagogjik pas doktoratës.
  2. Keshilli i profesoreve përbëhet nga minimumi 7 anëtarë të zgjedhur Senati Akademik me propozim te Njësive bazë të Universitetit të cilët kanë titullin profesor. Nëqoftëse nuk arrihet numri i profesorëve, atëherë mund të përcaktohen si anëtarë të Këshillit dy profesorë të asociuar, të cilët janë në prag të promuovimit për titullin “profesor”.
  3. Nëqoftëse nuk arrihet numri i profesorëve, atëherë mund të ftohen si anëtarë të Këshillit dy profesorë nga Universitete te tjera.
  4. Këshilli i Profesorëve mundëson kualifikimin e studentëve pas ciklit të dytë të studimeve dhe pas programeve doktorature dhe post doktorature, si dhe bashkepunon me Këshillat e profesorëve analogë të institucioneve të tjera të arsimit të lartë.
  5. Keshilli i Profesoreve siguron nje mardhenie te ngushte me Njesite baze te Universitetit lidhur me kriteret dhe vleresimin e kandidaturave te studenteve qe aplikojne per programet e ciklit te trete akademik sipas kritereve përkatëse.
  6. Keshilli i Profesoreve pranon, konsulton dhe vlereson te gjithe dokumentacionin studimor te doktoranteve duke marre vendime per fazat e ndermjetme te studimit dhe per mbrojtjen perfundimtare te grades shkencore.
  7. Organizimi dhe funksionimi i Keshillit te profesoreve dhe çështje te tjera që lidhen me veprimtarine e tij, përcaktohen në rregulloren e Programit të doktoratës.

 

 

 

Neni 13

Zyra e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

 

  1. Universiteti, nepermjet Zyres se Sigurimit te Brendshem te Cilesise (ZSBC) realizon vlerësimin dhe kontrollin e cilësisë se aktivitetit akademik, duke  bashkëpunuar me Agjencinë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL) në përputhje me dispozitat e Ligjit të Arsimit të Lartë në Shqipëri dhe akte të tjera nënligjore të dala në zbatim të ligjit të mësipërm. (ZSBC) eshte pergjegjese per proceset e akreditimit, rankimit dhe cdo procedure tjeter te vleresimit te zhvillimit te aktivitetit akademik te Universitetit të cilat kryhen në afatet e përcaktuara në ligj apo akte nënligjore.
  2. ZSBC siguron drejtimin, këshillimin dhe mbështetjen për hartimin dhe zbatimin e proçedurave të brendshme të sigurimit të cilësisë në përputhje ligjin, aktet nenligjore, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit.
  3. ZSBC ka varesi te drejteperdrejtë nga Rektori dhe raporton tek ai ne menyre periodike lidhur me detyrat e ngarkura dhe situaten e cilesise se veprimtarive akademike universitare. ZSBC ka rol mbështetës, keshillimor, bashkërendues, monitorues e administrative me strukturat e tjera akademike dhe administrative te Universitetit, si dhe ofron ekzpertizë në zhvillimin e proceseve të sigurimit të cilësisë.
  4. ZSBC harton një raport vjetor në të cilin përfshihen informacione dhe vlerësime per procesin e mesimdhenies dhe kerkimit shkencor, cilesine e sherbimit akademik dhe administrativ te ofruar si dhe rekomandon masa per permiresimin e parametrave te cilesise. Raporti Vjetor paraqitet fillimisht prane Rektorit, i cili e perfshin me pas ne rendin e dites te mbledhjes se rradhes se Senatit Akademik.  
  5. Kryerja e vlerësimit të brendshëm të strukturave ose programeve të studimit bëhet çdo 3 vjet akademikë.
  6. Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve. Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin institucional;
  7. Institucioni publikon rezultatet e pritshme, rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;
  8. Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta:

Të tërthorta:

  1. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve;
  2. Sondazhe të vlerësimit të didaktikës, kurrikulës, të mësuarit;
  3. Pyetje konceptuale;
  4. Intervista;

 

 

 

Të drejtpërdrejta:

  1. Teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara);
  2. Dëgjime në auditor;

c.Vlerësimi me nota/pikë;

d.Testime paraprake dhe përfundimtare; provime për module, praktikë;

  1. Vlerësimi i detyrave të kryera nga studentët (detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, provimet, referatet);
  2. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;
  3. Etj.

 

 

Neni 14

Zyra e Zhvillimit të Kurrikulës

  1. Zyra e Zhvillimit të Kurrikulës mbikqyr, promovon dhe orienton permiresimin dhe ndryshimin e vazhdueshem të kurrikulës. Zyra e Zhvillimit te Kurrikules ka detyrimin te jape ne çdo rast mendime dhe rekomandime me shkrim gjate mbledhjeve te Senatit Akademik dhe Keshillave te Fakulteteve ku merren ne shqyrtim çeshtje te kurrikulave. Kjo zyre bashkepunon ne menyre te vazhdueshme me njesite baze te Universitetit si dhe me Zyren e Sigurimit te Brendshem te Cilesise. Ajo kryen ne vijmesi studime te thelluara mbi modelet dhe paktikat me te mira kombetare dhe nderkombetare mbi kurrikulat.
  2. Zyra e Zhvillimit të Kurrikulës kontrollon dhe është pergjegjese për koordinimin dhe vlerësimin semestral të progameve mësimore, jep mendime me shkrim per aplikimin e programeve te reja studimore ose ndryshimin e tyre, si dhe merr asiston procesin e rekrutimit dhe punësimit të stafit akademik, duke dhene rekomandime perkatse per kriteret e tyre sipas lendeve.
  3. Zyra e Zhvillimit të Kurrikulës është përgjegjëse dhe kujdeset ne menyre te vazhdueshme për hartimin, organizimin dhe zbatimin e programeve të reja të studimit dhe çështje të tjera qe lidhen me zbatimin e detyrave te lena nga (APAAL) dhe strukturat e tjera vendimmarrese Universitare lidhur me perputhshmerine dhe rregullsine e kurrikulave.
  4. Zyra e Zhvillimit të Kurrikulës vepron nen autoritetin e drejtperdrejtë te Rektorit te Universitetit.

 

 

Neni 15

Zyra e Koordinimit të Kërkimit Shkencor

 

  1. Zyra e Orientimit dhe e Koordinimit të Veprimtarisë Studimore Kërkimore-Shkencore dhe Zhvillimit formulon dhe orienton politikat e zhvillimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore në vijimësi; bashkërendon dhe koordinon punën kërkimore të fakulteteve dhe të departamenteve, duke respektuar liritë akademike të stafit akademik dhe drejtues; promovon veprimtarinë kërkimore-shkencore të universitetit, brënda e jashtë vendit; nxit pedagogë e drejtues të departamenteve dhe të fakulteteve për punë kërkimore shkencore dhe pjesëmarrjen e tyre, si individë në projekte në shkallë departamenti, fakulteti, universiteti, kombëtare dhe ndërkombëtare; ndjek zbatimin e orientimeve, të planeve, të projekteve dhe të tematikës e problematikës së miratuar në departamente; raporton sistematikisht në Senatin e Universitetit dhe merr detyra prej tij.
  2. Zyra e koordinimit të procesit mesimor-shkencor kryesohet nën përgjegjësinë e një drejtuesi me gradë ose titull shkencor. Ajo ushtron një sërë kompetencash funksionale ndër të cilat:
  3. Harton programin dhe planin e punës për çdo vit akademik ku pasqyrohen drejtimet kryesore të veprimtarisë së saj, të miratuar nga Senati akademik;

 

  1. Bashkërendon punën me Zyrën e Zhvillimit të Kurrikulave dhe të njësive të tjera të universitetit;

 

  1. Organizon konsulta për tema dhe probleme të rëndësishme që lidhen me politikat dhe vizionet e njësive të universitetit në tërësi;

 

  1. Studion dhe paraqet për miratim në Senatin akademik projekte kerkimore dhe mësimore duke mbajtur parasysh standartet bashkëkohore;

 

  1. Nxit individualisht pedagogët dhe drejtuesit e njësive bazë për punë kërkimor-shkencore, si dhe nëpër projekte në shkallë universiteti, njësie kryesore apo njësie bazë;

 

  1. Bashkërendon dhe koordinon veprimtaritë kërkimore të departamenteve, duke respketuar liritë akdemike të personelit akademik;

 

  1. Promovon veprimtarinë kërkimore-shkencore të universitetit, brenda dhe jashtë vendit;

 

  1. gj) Punon për marrëdhënie dhe projekte të përbashkëta ndëruniversitare me të tjera institucione të arsimit të lartë, institucione kërkimore-shkencore, kulturore dhe ekonomike, publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit;

 

  1. Kontribon ne përfshirjen e personelit akademik të universitetit në projekte ndëruniversitare apo institucionale;

 

  1. Ndjek zbatimin e orientimeve, planeve, projekteve, tematikave dhe problematikave të miratuara nga njësitë bazë;

 

  1. Përgjatë dhe në fund të çdo viti akademik, raporton për veprimtarinë kërkimore-shkencore pranë Bordit administrativ dhe Senatit akademik ku dhe kryhen vlerësimet përkatëse.

 

Neni 16

Sektorët e administrimit qëndror

  1. Sektorët e administrimit qëndror te Universitetit jane zyra te aparatit ndihmes me personel jo akademik, qe mundesojne krijimin, mbështetjen dhe mundesimin e nje aktiviteti te rregullt administrativ universitar ne perputhje me ligjin dhe aktet nenligjore qe rregullojne sistemin e arsimit te larte.
  2. Sektorët e administrimit qëndror te Universitetit miratohen si strukture nga Bordi Administrativ. Në realizimin e funksioneve të tij, Bordi administrativ ka të drejtë të modifikojë strukturën administrative në përputhje me statutin, nevojat operative dhe funksionale të universitetit. Zyrat e perhershme te Universitetit te rolin ndihmes administrativ përcaktohen në Statutin e Institucionit. Ato janë në varësi të Bordit Administrativ.
  3. Bordi Administrativ miraton organogramen e aparatit ndihmes qëndror administrativ, numrin e personelit, pershkrimin e punes te çdo zyre, si dhe kriteret e rekrutimit te ketij personeli. Te drejtat dhe detyrat e ketij personeli parashikohen ne kontraten individuale te punes e cila nenshkruhet nga Administratori, te cilit i njihet kjo kompetence ne kontrate, dhe rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës.
  4. Sekretari i Pergjithshem ka detyrimin te bashkepunoje me te gjitha strukturat akademike kolegjiale dhe individuale per te koordinuar dhe rritur cilesinë e sherbimit të aparatit administrativ ndihmes.

 

 

 

KREU III

Organizimi dhe funksionimi i njesive kryesore dhe atyre bazë.

Neni 17

Njësitë përbërëse akademike të Universitetit

 

Universiteti është një strukturë e përbërë nga njesi akademike dhe kerkimore  te organizuara ne 3 Fakultete të strukturuara në  Departamente. Universiteti strukturohet në selinë qëndrore dhe në nje filial universitar, te cilat drejtohen dhe varen nga autoritetet dhe organet e mesiperme akademike te nivelit qendror.

Neni 18

Fakulteti

  1. Fakulteti është njësi kryesore e Universitetit që organizon dhe drejton mësimdhënien dhe kërkimin shkencor. Fakulteti ofron programe të studimeve të llojeve dhe niveleve të ndryshme në përfundim të të cilave përfitohet diplomë sipas ciklit përkatës.
  2. Sipas Statutit te Universitetit, Fakulteti përbëhet nga autoritetet drejtuese, organet drejtuese, njësitë bazë mësimore – shkencore dhe nga administrata. Autoritetet drejtuese janë Dekani, ZëvendësDekani (kur ka të tillë) dhe Përgjegjësat e departamenteve. Organ drejtues është Këshilli i Fakultetit. Aparati administrativ i Fakultetit perbehet nga Sekretaria mesimore dhe nga personeli ndihmes.
  3. Struktura organizative, përbërja, funksionimi dhe të tjera çështje që lidhen me të përcaktohen në rregulloren e fakultetit.

Neni 19

Këshilli i fakultetit

  1. Këshilli i fakultetit është organ drejtues kolegjial vendimmarrës i cili drejtohet nga Dekani. Këshilli i fakultetit ushtron kompetencat si vijon:
  2. a) Programon e përcakton, në bazë të propozimeve të departamenteve, përdorimin e burimeve njerëzore dhe materiale të fakultetit.

 

  1. b) Propozon programe të reja studimi ose kërkimi shkencor, hapje, ndryshim ose mbyllje departamentesh ose njësish të tjera,

 

  1. c) Shqyrton dhe miraton raportin vjetor të dekanit për veprimtarinë mësimore dhe kërkimin shkencor.

 

  1. d) Këshilli i Fakultetit i propozon Senatit Akademik planin strategjik të zhvillimit të fakultetit dhe mbikëqyr realizimin e tij.

 

2.Këshilli i fakultetit përbëhet nga anëtarë të stafit akademik, administrativ dhe studentë. Mandati i Këshillit të Fakultetit është 4 vjeçar.

 

3.Menyra e funksionimit, përbërja dhe çeshtje te tjera organizative dhe vendimmarrese përcaktohen në rregulloren e fakultetit.

Neni 20

Dekani

 

  1. Dekani është autoriteti akademik më i lartë drejtues dhe përfaqësues i Fakultetit. Dekani emërohet dhe shkarkohet nga detyra nga Administratori i Universitetit (të cilit i njihet kjo e drejtë në kontratë) me propozimin e Senatit akademik për një mandat 4 vjeçar me të drejtë riemërimi. Dekani duhet të ketë të paktën titullin “Profesor i asociuar” ose gradën shkencore ‘Doktor’ të fituar pranë universiteteve perëndimore.

 

  1. Dekani i Fakultetit drejton, kontrollon, organizon dhe përgjigjet për ecurinë e proçesit mësimor dhe të kërkimit shkencor në Fakultet.

 

  1. Dekani perfaqeson Fakultetin prane Senatit Akademik dhe Bordit Administrativ.

 

  1. Dekani mban pergjegjesi direkte lidhur me veprimtarite si vijon:

 

  1. Aktivitetin mesimor dhe kerkimor te Fakultetit,
  2. Organizimin e eventeve shkencore dhe promovuese,
  3. Administrimin e rregullt te dokumentacionit akademik dhe mesimor,
  4. Zbatimin e programit vjetor te Fakultetit,
  5. Disiplinimin e punes nga ana e personelit akademik dhe jo akademik,
  6. Rezultatet e vleresimit te cilesise se veprimtarise se Fakultetit,
  7. Çeshtje te tjera te Fakultetit te lidhura me procesin e akreditimit.  

 

  1. Kompetencat e Dekanit, marredhenia e tij me strukturat e tjera ne nivel Fakulteti parashikohen në Rregulloren e Fakultetit.

 

Neni 21

Zëvendësdekani

 

  1. Zëvendësdekani emërohet dhe shkarkohet nga Administratori (te cilit i është njohur kjo Kompetence ne kontrate), me propozim të Dekanit dhe me pëlqimin e Rektorit, për një periudhë katërvjecare, me të drejtë riemërimi. Ai duhet të ketë së paku gradën shkencore “Doktor shkencash”. Numri i zëvëndësdekanëve të një Fakulteti përcaktohet nga Bordi i administrimit i cili mund të vendosë që një Fakultet të mos ketë zëvendësdekanë.
  2. Zëvendësdekani ndjek dhe zbaton detyrat sipas fushës që mbulon në Fakultet. Fushat përcaktohen nga Dekani. Ai ushtron veprimtarine e tij nen autoritetin e Dekanit te Fakultetit. Në mungesë e me porosi të Dekanit, Zevendesdekani nënshkruan aktet perkatëse me natyre akademike dhe administrative qe lejohen te delegohen per nenshkrim.  Zevendesdekani  ka detyrimin te marre ne vijmesi urdhera dhe orientime nga Dekani Fakultetit dhe te kryeje veprime me autorizim te tij ne permbushje te detyrave qe i jane ngarkuar sipas fushes qe mbulon. Zevendesdekani ka te drejte te marre pjese, prezantoje mendime dhe rekomandime, te beje propozime ne te gjitha mbledhjet e Keshillit te Fakultetit apo ne organe te tjera ku është i pranishem vetem per fushen qe i është ngarkuar nen pergjegjesi. Zevendesdekani nuk ndermerr asnje iniciative akademike apo administrative pa konsultuar dhe marre me pare pelqimin e Dekanit te Fakultetit. 
  3. Dekani i Fakultetit percakton pershkrimin e punes te cdo Zevendesdekani per fushen qe mbulon duke bere nje ndarje te pergjegjesive dhe mardhenieve te tyre me organet e tjere drejtuese dhe vartese te Universitetit. Te gjitha strukturat e Fakultetit kane detyrimin ti pergjigjen ne kohe dhe me pergjegjesi porosive, urdherave dhe orietimeve te Zevendesdekanit kur ato jane ne ushtrim te rregullt me detyrat e ngarkuara dhe per te cilat ka dijeni Dekani i Fakultetit.

 

Neni 22

Departamenti

  1. Departamenti është njësi bazë mësimore-shkencore në Fakultet. Departamenti ka për detyrë të organizoje dhe të administrojë veprimtaritë e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor duke respektuar liritë akademike të personelit dhe të drejtën e tij për të shfrytëzuar burimet materiale dhe financiare në dispozicion të tij.
  2. Departamenti nxit, bashkërendon dhe administron veprimtaritë e mësimdhënies, veprimtaritë kërkimore ose artistike, duke respektuar liritë akademike të personelit akademik dhe të drejtën e tij për të shfrytëzuar burimet materiale dhe financiare në dispozicion të departamentit.
  3. Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me grada dhe tituj. Departamenti organizohet në grupe mësimore e kërkimore. Departamentet kane detyrimin llogaridhenes prane Dekanit te Fakultetit. Ato hartojne plane pune, informacione, informacione dhe raporte semestrale dhe vjetore, te cilat depozitohen prane Dekanit te Fakultetit.
  4. Struktura organizative, përbërja, funksionimi dhe të tjera çështje që lidhen me njësitë bazë, përcaktohen në rregulloren e fakultetit.

Neni 23

Përgjegjësi i departamentit

  1. Përgjegjësi i departamentit ne Fakultet është autoriteti akademik më i lartë drejtues i njësise bazë, i cili drejton, organizon, koordinon dhe përgjigjet për punën mësimore dhe kërkimore shkencore në njësinë bazë dhe i raporton Dekanit. Përgjegjësi i Departamentit propozohet nga Senati akademik dhe emërohet nga Administratori, te cilit i eshte njohur kjo e drejtë në kontratë, me nje mandat 4 vjecar me te drejte riemerimi.

 

  1. Kompetencat e Përgjegjësit të Departamentit përcaktohen në Rregulloren e Fakultetit.

 

 

Neni 24

 

Kancelari i Fakultetit

 

  1. Kancelari i fakultetit është funksionari me i larte i personelit administrativ të Fakultetit. Kancelari emerohet dhe shkarkohet nga Administratori, te cilit i eshte njohur kjo e drejtë në kontratë, me propozim te Sekretarit te Pergjithshem te Universitetit.

 

  1. Kancelari është përgjegjës për drejtimin e përditshëm administrativ të fakultetit si dhe për zbatimin e ligjshmërisë ne veprimtarine jo akademike te Fakultetit.

 

  1. Kancelari gezon kompetencat si vijon:

 

  1. Ndjek udhëzimet e administratorit dhe të sekretarit të përgjithshëm;
  2. Ndjek nën udhëzimet e Administratorit arkëtimin e tarifave të studimit dhe të ardhurave të tjera nga veprimtaria e institucionit;
  3. Përgjigjet për plotësimin në kohë të kërkesave të njësive akademike e njësive të tjera, për materiale, kancelari dhe shërbime;

 

  1. Kancelari është ne varesi direkte te Sekretarit te Pergjithshem te Universitetit dhe mban marredhenie te ngushta bashkepunimi me te gjitha strukturat baze te Fakultetit. Kancelari raporton ne menyre periodike per detyrat qe i jane ngakuar prane Sekretarit te Pergjithshem dhe Administratorit. Te drejtat dhe detyrat e detajuara te Kancelarit te Fakultetit percaktohen ne Rregulloren e Fakultetit.

 

Neni 25

 

Sekretaria Mesimore

 

 

  1. Sekretaria Mësimore është struktura baze administrative ndihmese në shërbim të procesit mësimor në Universitet. Ajo përgjigjet për organizimin dhe mirëfunksionimin e procesit të regjistrimeve, të transferimeve, të provimeve, për procesin e lëshimit të diplomave,si dhe mbajtjen e regjistrave të ndryshëm.

 

  1. Sekretaria Mësimore përbëhet nga Kryesekretari dhe sekretarët, te cilet emerohen dhe shkarkohen nga detyra nga Administratori me propozim te Sekretarit te Pergjithshem.

 

  1. Sekretaria Mësimore organizon punën e saj mbështetur në regulloren e Sekretarisë.

 

 

Neni 26

 

Veprimtaria e Kryesekretarit

 

 

  1. Kryesekretari përgjigjet për drejtimin dhe veprimtarinë e Sekretarisë Mësimore dhe ka per detyre si vijon;

 

  1. Eshtë përgjegjës për regjistrimin dhe matrikullimin e studentëve dhe krijimin, sistemimin dhe mbajtjen konfidenciale të të dhënave të tyre;
  2. Eshtë përgjegjës për zbatimin e procedurave të transferimit të studentëve dhe përgjigjet për plotësimin e dokumentacionit përkatës;
  3. Shpall orarin e miratuar të mësimeve, praktikave, konsultimeve, provimeve dhe ndjek e kontrollon zbatimin e tij;
  4. Eshtë përgjegjës për përgatitjen dhe shperndarjen e fletëve të provimit;
  5. Eshtë përgjegjës për shpalljen e përfundimeve të kontrollit të dijeve;
  6. Eshtë përgjegjës për dokumentimin dhe realizimin e transferimit të studentëve me institucione homologe;
  7. Ndjek realizimin nga secili student të planit individual të studimit dhe njofton ate kur ka shmangie nga plani individual i studimit;
  8. Eshtë përgjegjës për komunikimin me familjarët dhe informimin e tyre për ecurinë e studentit;
  9. Përgatit për vendimarrje dokumentacione të aplikimit, të regjistrimit, të ndërprerjes apo rifillimit të studimeve dhe të transferimit;
  10. Eshtë përgjegjës për plotësimin të dokumentacionit shkollor dhe pranimin dhe lëshimin e vërtetimeve, certifikatave dhe dokumenteve të tjera;
  11. Nxjerr dhe përgatit në kohë të dhëna të ndryshme mbi mbarëvajtjen e rezultatet e studentëve, numrin e tyre sipas viteve e degëve si dhe për realizimin e ngarkesave mësimore nga ana e personelit akademik, me kërkesën e drejtuesve akademikë e administrative të institucionit.

 

  1. Çdo përfundim të semestrit Kryesekretari paraqet pranë Dekanit të Fakultetit dhe Rektorit nje raport të veçante me të dhëna të detajuara mbi realizimin e detyrave dhe të situatës në përgjithësi të fushës që mbulon.

 

Neni 27

Personeli Akademik

  1. Personeli Akademik përbëhet nga pedagogët me kontratë me kohë të plotë ose të pjeshme si dhe personeli akademik i ftuar ku perfshihen profesoret, docentet dhe lektoret. Te drejtat dhe detyrat e tyre percaktohen ne kontraten e punes dhe ne kete rregullore. Personeli Akademik ofron me cilesi nje sherbim mesimdhenes dhe te kerkimit shkencor sipas kerkesave dhe standateve te Universitetit. Personeli akademik mund te angazhohet edhe me pune te tjera te natyres administrative, ne ndihme te nevojave te Universitetit.
  2. Në fillim të vitit akademik, bazuar në nevojat e tyre për personel akademik, njësitë bazë të Fakultetit përkatës i paraqesin Këshillit të Fakultetit kërkesat për plotësimin e vendeve vakante. Këshilli i Fakultetit përcakton kriteret e pranimit, proçedurat e konkurimit dhe krijon Komisionin e vlerësimit.
  3. Komisioni i Vlerësimit përbëhet si vijon:
  4. Dekani;
  5. Përgjegjësi i njësisë bazë;
  6. Një anëtar i personelit akademik, me eksperiencë të gjatë mësimdhënie dhe i fushës përkatëse, i propozuar nga Përgjegjësi i njësisë bazë;
  7. Një përfaqësues i Zyrës së Kurrikulave, i propozuar nga Përgjegjësi i kësaj zyre;
  8. Një përfaqësues i Zyrës së Burimeve njerëzore i propozuar nga Bordi Administrativ.

 

  1. Kandidatët marrin pjesë në konkursin publik sipas proçedurave të përcaktuara nga Këshilli i Fakultetit dhe të shpallura nga Fakulteti.

 

  1. Komisioni i vlerësimit pasi shqyrton kandidaturat i propozon Dekanit për miratim kandidatët e përzgjedhur ku përparësi i jepet kandidatëve që plotësojnë më mirë kriteret dhe i përgjigjen përshkrimit të vendit të punës.

 

  1. Pasi struktura perkatese e Universitetit ka shpallur kandidatin fitues nga perzgjedhja, kandidati fitues nënshkruan kontratën e punës e cila nënshkruhet nga Administratori dhe i punësuari.
  2. Universiteti përcakton kriteret e përgjithshme që kandidatët konkurues duhet të përmbushin:
  3. a) diplomimi përkatës
  4. b) formimi i përgjithshëm arsimor dhe profesional
  5. c) kualifikime të tjera (gradat shkencore ose titujt akademikë)
  6. d) përvoja pedagogjike
  7. e) zotërimi i aftësive të nevojshme personale për vendin e punës

 

  1. Universiteti ruan të drejtën për të vendosur kritere të veçanta sipas pozicionit dhe përshkrimit të punës.
  2. Kandidati i përzgjedhur i nënshtrohet një periudhe prove deri në 3 muaj në mbarim të së cilës përcaktohet nëse marrëdhënia e punës do të vazhdojë apo do të ndërpritet.
  3. Marrëdhënia e punës mes të punësuarit dhe universitetit rregullohet nga kontrata e punës, mbështetur ne Ligjin nr.9741 “Për arsimin e lartë ne Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar dhe në Kodin e Punës.

        Neni 28

Viti akademik sabatik

 

Personeli akademik me tituj, ka të drejtë që çdo 7 vjet, për periudha kohe deri në një vit, të punojë për përparimin e tij akademik sipas kritereve të përcaktuara në rregulloren e universitetit. Gjatë kësaj periudhe, personelit akademik nuk i ngarkohet detyrë mësimdhënieje. Personeli akademik mund të ndjekë gjatë këtij viti edhe kurse specializimi deri në tre muaj jashtë universitetit.

 

 

 

 

Neni 29

Koha e punës dhe lejes

  1. Koha e punës për personelin në përgjithësi është 40 orë në javë.

 

  1. Leja vjetore për personelin akademik, stafin drejtues administrativ dhe personelin ndihmës të departamenteve dhe fakulteteve caktohet në përputhje me legjislacionin në fuqi për institucionet dhe qendrat kërkimore-shkencore dhe kushtet e kontratave individuale.

 

  1. Për gjithë personelin tjetër administrativ, problemet që lidhen me kohën e punës dhe të lejes përcaktohen në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe ne kontratën e punës.

 

 

Neni 30

Normat e veprimtarisë akademike mësimore-shkencore

  1. Personeli akademik dhe personeli ndihmës mësimor-shkencor janë të detyruar të plotësojnë ngarkesën mësimore të normuar dhe/ose shkencore sipas përcaktimeve te Vendimeve te Senatit, Drejtuesit të Departamentit dhe të kontratës së punës.

 

  1. Ngarkesa mësimore e normuar shprehet në orë mësimore në auditor. Norma mësimore përcaktohet në varësi të statusit të punonjësit, detyrës dhe kualifikimit të tij. Pjesën tjetër të kohës punonjësi është i detyruar t’ia kushtojë përgatitjes, kualifi kimit, kërkimit shkencor, hulumtimit dhe publikimit të punës, dhe arritjeve të tij, ne zbatim te akteve normative përkatëse në fushën e arsimit të lartë.

 

  1. Niveli i pagës së personelit akademik dhe personelit ndihmës mësimor-shkencor lidhet drejtpërdrejtë me kualifikimin shkencor dhe rezultatet në punë dhe përcaktohet në kontratën individuale.

Neni 31

Qendra e Botimeve Akademike

 

  1. Universiteti, për të realizuar botimet akademike në gjuhën shqipe të autoreve akademikëve vendas apo të huaj, krijon dhe ve ne funksionim njësine e botimeve akademike.

 

  1. Vendimet për botimet merren nga bordi botues ne koordinim me Rektorin dhe Falkultetet e Universitetit.

 

KREU IV

Organizimi dhe funksionimi i studimeve Universitare

 

Neni 32

Llojet e studimeve Universitare

 

  1. Programet e studimeve të universitetit organizohen në tre cikle të njëpasnjëshme: cikli i parë (Bachelor), cikli i dytë (Master i Shkencave dhe Master Profesional) dhe cikli i tretë (Doktoratura dhe Specializimet afatgjata).
  2. Rregullat mbi kreditet, kriteret e pranimit ne keto programe studimi dhe organizimi i tyre, percaktohen ne rregulloret perkatëse te programeve te studimit qe miratohen nga Senati Akademik si dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të ligjit për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë.

 

Neni 33

Afati i studimeve

 

  1. Forma e Studimeve universitare është me kohë të plotë.

 

  1. Studimet organizohen në vite akademike; viti akademik ka dy semestra. Studimet e Ciklit të Parë zgjatin, si rregull, gjashtë semestra; studimet e Ciklit të Dytë zgjatin, si rregull tre deri katër semestra, studimet e integruara të ciklit të parë dhe të dytë zgjasin si rregull 10 semestra ndersa studimet ne cilkin e trete zgjasin jo me shume se 8 semestra. Brenda ketyre semestrave perfshihen si forma mesimore leksionet, seminaret, detyrat e kursit, praktikat mesimore, specializimet, kualifikimet, kërkimi shkencor dhe angazhime te tjera akademike.
  2. Studenti mund të vijoje pjesemarrjen ne programet e mesiperme ne Universitet mbi kohën e rregullt të studimeve, kur shlyen detyrimet sipas planit mësimor dhe paguan tarifat përkatëse.
  3. Studenti lejohet të regjistrohet në vitin pasardhës kur ka fituar të paktën 50% të krediteve të detyrueshme të vitit paraardhës. Lëndët të cilave u përkasim kreditet e mbetura konsiderohen detyrime të mbartura. Kushtet dhe rendin e shlyerjes së detyrimeve të mbartura për fitimin e krediteve të mbetura i cakton Departamenti përkatës.

 

Neni 34

Nderprerja e studimeve

Për arsye personale objektivisht të pranueshme, studenti paraqet per miratim tek Dekani i Fakultetit kerkesen per ndërprerje te studimeve në çdo periudhe të vitit dhe mund t’i rifillojë serish ato me kërkesën e tij. Paraqitja e kerkeses per ndërprerjen e studimeve paraqitet nga studenti 15 ditë përpara largimit duke njoftuar me shkrim Dekanin e Fakultetit. Për rifillimin e studimeve studenti është i detyruar, një muaj përpara, të njoftojë me shkrim Dekanin e Fakultetit.

 

 

Neni 35

Organizimi i Vitit Akademik

  1. Viti akademik ka 30 javë mësimore. Viti akademik ndahet në dy semestra, semestri i parë (I) dhe semestri i dytë (II). Secili semestër ka 15 javë mësimore.
  2. Gjatë vitit të pare akademik organizohen tre sesione provimesh. Në vitet e tjera akademike organizohen pesë sesione provimesh të përcaktuara në kalendarin akademik te cdo programi mësimor dhe tre sesione diplomimi.
  3. Gjatë vitit të dytë akademik të programit “Master i shkencave” ose semestrit të tretë të programit të “Masterit Profesional” zhvillohen tre sesione provimesh dhe tre sesione diplomimi.
  4. Me vendim të Senatit Fakultetet kane te drejte te organizojnë edhe sesione te tjera të kufizuara të provimeve të bartura (riprovime), jashtë kalendarit akademik, me miratim të Senatit akademik. Në këto provime studentët paraqiten kundrejt pagesës përkatëse.
  5. Kalendari akademik i cdo programi studimi miratohet nga Dekani.

 

Neni 36

Procesi Mesimor

  1. Elementet bazë të procesit mësimor janë mësimdhënia dhe vlerësimi i dijeve. Mësimdhënia realizohet përmes leksioneve, seminareve, punëve laboratorike, praktikave profesionale, punimeve, punëve krijuese, detyrave të kursit, provimet e formimit dhe temat e diplomave.
  2. Lendet ndahen ne dy grupe, te detyrueshme dhe me zgjedhje. Lendet e detyrueshme zhvillohen sipas nje orari te shpallur dhe te paracaktuar ndersa lendet me zgjedhje caktohen ne orar sipas nje marrveshje paraprake midis studenteve, pedagogut dhe sekretarise mesimore.
  3. Lendët mund të grupohen në module. Lëndët mund te jene semestrale ose vjetore. Secila lende ka te percaktuar numrin perkates te krediteve, te cilat miratohen nga Keshilli i Fakultetit.
  4. Vlerësimi i dijeve është i vazhdueshëm dhe kryhet me anë të detyrave, testimeve, vlerësimeve të përgjigjeve, provimeve semestrale apo vjetore, provimeve të formimit dhe mbrojtjes së diplomës.

 

Neni 37

Orari Mesimor

  1. Ora mësimore zgjat 60
  2. Ngarkesa javore në auditor e studentit është 20-25 ore mësimore. Koha dhe auditori i zhvillimit të veprimtarisë mësimore pasqyrohet në orarin e mësimeve të shpallur nga Kancelari I Fakultetit.
  3. Orari është i detyrueshëm për studentët dhe pedagogët; ai hartohet mbi kritere pedagogjike, duke e shpërndarë ngarkesën mësimore në mënyrë të drejte.

 

 

Neni 38

Llogaritja e Krediteve

  1. Lëndët dhe modulet vlerësohen nga kreditet sipas parimit 1 kredit përfaqëson 25 orë pune mësimore. Në orët përcaktuese të kreditit përfshihen, përveç orëve mësimore në auditor, edhe koha jashtë auditorit e nevojshme për përvetësimin e materialit mësimor të dhënë, për përgatitjen e detyrave si dhe koha për punë të pavarur të studentit. Llogaritja e krediteve bëhet sipas e koefiçentëve orientues të miratuar nga MAS.
  2. Kreditet mundet të fitohen si dhe të transferohen, nga studenti. Kreditet e një lënde fitohen, kur vlerësimi në atë lëndë është kalues. Nga brenda Universitetit janë të transferueshme të gjitha kreditet e fituara; nga jashtë tij transferimi i krediteve kryhet sipas përcaktimeve në rregulloren e transferimeve.
  3. Një vit akademik konsiderohet i kryer kur studenti ka fituar jo më pak se 60 Për përfundimin e studimeve të Ciklit të Parë studentit i duhet të fitojë minimalisht 180 kredite; për përfundimin e studimeve të Ciklit të Dytë studenti duhet të fitojë minimalisht 60, 90 ose 120 kredite, në varësi të programit të studimit; për përfundimin e studimeve të integruara student duhet të fitojë minimalisht 300 kredite dhe për përfundimin e studimeve të Ciklit të Tretë studenti duhet të fitojë 60 kredite teorike në rastin e doktoraturave dhe minimalisht 180 kredite në rastin e specializimeve të stomatologjisë. Kreditet për çdo modul e lëndë pasqyrohen në planet mësimore te programeve te studimit.

 

Neni 39

                   Organizimi i grupeve studimore

  1. Mësimi zhvillohet në bazë kursi, grupi a nëngrupi mësimor.

 

  1. Leksionet zhvillohen në bazë kursi mësimor; kursi përbëhet nga jo më shumë se 150 studentë. Ushtrimet dhe seminaret zhvillohen në bazë grupi mësimor dhe punët laboratorike, seminaret në gjuhë të huaj dhe praktikat profesionale zhvillohen në bazë nëngrupi mësimor.

Neni 40

Rregjistri themeltar i të dhënave të studentëve

  1. Matrikula është regjistri themeltar i Universitetit. Ajo është dokument i rezervuar që përmban të dhënat bazë për secilin student. Të drejtën për ta administruar matrikulën e ka vetëm Kryesekretari i Fakultetit perkates.
  2. Secila lëndë ka regjistrin e saj të grupit. Regjistri i grupit është dokumenti zyrtar që evidenton dhe vërteton zhvillimin e orës së mësimit nga pedagogu. Ai është gjithashtu dokumenti zyrtar që vërteton frekuentimin e orës së mësimit nga studenti dhe evidenton kreditet që ai ka siguruar në atë lëndë.
  3. Ndarja e studentëve në grupe shënohet në regjistra me fillimin e të vitit akademik.

 

Neni 41

Pjesëmarrja e studentëve në auditor

  1. Frekuentimi i leksioneve dhe seminareve në të paktën 75 % të seancave është i detyrueshëm, si rregull, për sigurimin e krediteve dhe lejimin për t’u provuar në lëndën përkatëse.

 

  1. Frekuentimi në punët laboratorike dhe praktikat profesionale dhe projektet në 100 % të seancave është i detyrueshëm, si rregull. Për studentët që kanë munguar me arsye në jo më shumë se 25 % të seancave të rregullta të punëve laboratorike dhe praktikave profesionale planifikohen deri në dy seanca plotësuese për çdo semestër dhe lëndë.
  2. Studenti nuk pranohet në sesionin e parë të provimit të një lënde kur ka kryer më shumë së 25% mungesa në seancat mësimore të asaj lënde. Nëqoftëse ai ka kryer deri në 50 % mungesa në seancat mësimore të lëndës atëherë ai pranohet në sesionin e dytë. Nëse ka kryer mbi 50 % mungesa në seancat mësimore të lëndës shpallet përsëritës në atë lëndë. Specifika të tjera mbi frekuentimin e studentëve përcaktohen në rregulloren e cdo program studimi.

 

 

Neni 42

Kriteret e çeljes dhe mbylljes së programeve studimore

  1. Një Program Studimi hapet, kur arrihet një numër minimal studentësh i cili përcaktohet në Rregulloren e programit përkatës të studimit.
  2. Programi i studimit hapet dhe mbyllet në përputhje me kushtet e përcaktuara nga udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit.

 

Neni 43

Pranimi dhe rregjitrimi i studenteve

  1. Në Universitet pranohen për të ndjekur studimet shtetas shqiptarë ose të huaj.
  2. Kriteret për pranimin, rregjistrimin dhe procedurat përcaktohen në Rregulloren e cdo programi mësimor dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të ligjit për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë.

 

Neni 44

Transferimi i studentëve

  1. Universiteti ofron mundësinë për transferime të studentëve midis programeve të të njëjtit cikël, brënda të njëjtit institucion apo institucioneve të ndryshme të arsimit të lartë, si dhe për transferime nga programet e mëparshme në programe të studimeve të ciklit të parë.
  2. Rregullat mbi kryerjen ne transferimeve, kritereve, dokumentacionit, eikuvalentimit te lendeve dhe llogaritjes se krediteve percaktohen ne rregulloree e Transferimeve.

 

Neni 45

Kontrolli dhe vlerësimi i dijës

  1. Shkalla e vleresimit per përvetësimin e dijes nga studentët bëhet sipas sistemit me notë (notat 1 deri 10), me pikë ose me përqindje (100 pikë ose 100%) dhe me shkronja (sistemi ECTS me shkronjat nga A deri F).
  2. Vlerësimi me notë është i detyrueshëm, në kuptimin që përfundimi i një vlerësimi duhet të shprehet detyrimisht edhe me notë. Notat kaluese konsiderohen nga 5 e lart, pikët nga 41 e lart dhe shkronjat nga A deri E.
  3. Studentët që përfundojnë vitin akademik me notë mesatare mbi 9 ose grumbullojnë mbi 90 pikë ose vlerësohen me të paktën shkronjën B, shënohen në nje liste te vecante qe administrohet nga Rektori. Nga kontigjenti i kësaj liste Rektori përzgjedh dhe propozon kandidatë të cilët vitin e ardhshëm akademik do të mund të përfitojnë bursa ose trajtime të ndryshme te privilegjuara.

 

Neni 46

              Organizimi i provimeve

  1. Dija e studentit kontrollohet në çdo rast nëpërmjet kontaktit të vazhdueshëm të pedagogut me studentin në formën e bashkëbisedimit, nëpërmjet zhvillimit të testimeve ose seancave të kontrollit të dijes.
  2. Në vlerësimin e dijes së studentit pedagogu, si rregull, mbështetet në përfundimet e kontrollit të vazhdueshëm si dhe në frekuentimin dhe pjesmarrjen aktive në leksione, seminare, ushtrime, praktika, punë krijuese, punime të ndryshme dhe detyra kursi.
  3. Provim quhet kontrolli i organizuar, i paralajmëruar dhe përfundimtar i dijes. Provimet zhvillohen në sesionet e provimeve. Në sesionet e provimeve studenti provohet në të gjitha lëndët.
  4. Kontrolli i dijes bëhet me gojë, me shkrim, me detyra kursi, me projekte kursi ose me shkrim dhe me gojë. Kjo vlen si për provimet ashtu edhe për testimet apo seancat e kontrollit që mund të organizohen gjatë semestrit ose gjatë vitit.
  5. Menyra specifike të kontrollit të dijes për lëndë të vecanta përcaktohen në rregulloret mësimore të cdo programi studimi si dhe në programet mësimore të lëndëve të vecanta.
  6. Pedagogu i lëndës përgatit tezat e provimit, të cilat, pasi miratohen nga Përgjegjësi i Departamentit, depozitohen të mbyllura në zarf të mbyllur pranë Departamentit të paktën tri ditë përpara datës së caktuar për provim.
  7. Studenti nuk lejohet të provohet në një lëndë për të dytën herë brenda të njëjtit sesion.
  8. Provimi mund të organizohet për modulin (të përbërë nga disa lëndë) ose për lëndë të veçanta. Në rastin e modulit, vendoset notë për secilën lëndë përbërëse dhe nota e modulit është e mesatarja e ponderuar e tyre.
  9. Kur studenti është shpallur jokalues në njërën nga lëndët e modulit, studenti vazhdon të paraqitet në provimet e lëndëve të tjera përbërëse të tij. Provimi i lëndës së mbetur jepet në sesionin pasardhës.
  10. Në rastin kur këto lëndë kushtëzojnë njera-tjetrën, Departamenti përkatës ka të drejtë të vendosë për pranimin ose jo të studentit në provimin e lëndës tjetër përbërëse.
  11. Kur Departamenti vendos që studenti të mos pranohet në provimin e lëndës së radhës pa shlyer lëndën në të cilën është shpallur jokalues, atëherë studentit i jepet mundësia për t’u riprovuar në atë lëndë 2 ditë përpara zhvillimit të provimit të lëndës radhës: Në rast se studenti nuk paraqitet atë ditë për t’u riprovuar ose shpallet përsëri jokalues, atëherë ai detyrohet të provohet për të dy lëndët së bashku vetëm në sesionin pasardhës.
  12. Studenti fiton të drejtën e dhënies së provimit të një lënde, kur ai ka shlyer të gjitha detyrimet vjetore që lidhen me atë lëndë, të parashikuara në planin mësimor, dhe ka qenë i pranishëm në masën e detyrueshme në leksionet, seminaret ose aktivitetet e asaj lënde. Studentët e grupit mësimor që zhvillon provimin, regjistrohen në fletën e provimit; përbri emrit të studentëve që nuk kanë plotësuar detyrimet, shënohet “nuk kualifikohet”.
  13. Fleta e provimit plotësohet nga Sekretaria Mësimore, nënshkruhet nga Dekani përkatës dhe Sekretaria mësimore dhe mban vulën e Universitetit. Fleta e provimit i dorëzohet komisionit të provimit ose pedagogut të lëndës ditën e provimit.
  14. Me përfundimin e provimit, kryetari i komisionit të provimit ose pedagogu i lëndës e dorëzon fletën e provimit të plotësuar në Sekretarinë Mësimore brenda 7 ditësh nga zhvillimi i provimit.
  15. Në Fletën e Provimit pasqyrohet vlerësimi i plotë i studentit në atë lëndë; së bashku me fletën e provimit pedagogu dorëzon në Sekretarinë Mësimore edhe tabelën shoqëruese të vlerësimeve gjithvjetore të dijeve të studentëve sipas syllabusit të lëndës. Fleta e provimit shoqëruar me pasqyrimin e vlerësimit gjithëvjetor përbën dokumentin zyrtar që vërteton dhënien e provimit dhe vlerësimin e plotë vjetor (semestral) të studentit. Në permbajtjen e saj nuk duhet të ketë asnjë korigjim.
  16. Provimet dhe riprovimet zhvillohen brenda afatit të caktuar në strukturën e vitit akademik. Datat e provimeve shpallen me kohë dhe, pasi janë shpallur, ato nuk ndryshohen. Studenti që nuk paraqitet në provimin e një lënde në datën e caktuar, mund ta kryejë atë në sesionet pasardhëse.
  17. Në raste të veçanta dhe për arsye të rëndësishme, data e provimit mund të ndryshohet vetëm me vendim të Dekanit.
  18. Studentët merren në provim, sipas rastit, nga komisioni i provimit i cili, si rregull, formohet nga titullari i lëndës dhe asistenti i tij, përveç rasteve kur Departamenti, me miratimin e Dekanit, vendos ndryshe për arsye të justifikuara.
  19. Studenti ka të drejtë të provohet në një lëndë (ose modul) në të gjitha sesionet e provimeve.
  20. Studenti ka të drejtë të përmirësojë rezultatet e jo më shumë se tre lëndëve në vit, në sesionin e dytë të provimeve.
  21. Studenti shlyen detyrimet e bartura në sesionet e vitit pasardhës akademik.
  22. Në mjediset ku zhvillohet provimi ndalohet hyrja e personave të pa autorizuar nga Dekanati.
  23. Studenti duhet të paraqitet në provim me dokument identifikimi.

 

 

 

 

 

 

Neni 47

            Kartela e Studentit

  1. Të gjitha vlerësimet e studentit, përfshirë kreditet e siguruara dhe kreditet e akumuluara, regjistrohen në kartelën e tij. Të drejtën për ta administruar kartelën e studentit e ka vetëm Kryesekretari.
  2. Regjistrimi në kartelën e studentit i krediteve të fituara dhe i krediteve të transferueshme të lëndës bëhet pas dorëzimit të fletës së provimit dhe vetëm kur vlerësimi i marrë në provim është kalues (nota 5 e lart, pikët nga 41 e lart dhe shkronjat nga A deri E).
  3. Të drejtën për t’u njohur me kartelën e studentit, pa autorizimin e këtij të fundit, e ka vetëm Dekani dhe Përgjegjësi i Departamentit që mbulon programin përkatës të studimit, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Neni 48

                         Praktikat mësimore

  1. Studenti është i detyruar të ndjekë praktikat mësimore të parashikuara në planin mësimor. Praktikat mësimore u nënshtrohen të gjitha rregullave të vendosura dhe vlerësimeve, njëlloj si për të gjitha detyrimet e tjera.
  2. Praktikat mësimore zhvillohen në institucionet e miratuara nga dekani dhe nën drejtimin e një pedagogu të caktuar nga Departamenti. Studenti detyrohet të zbatojë rregullat e institucionit ku kryen praktikën mësimore, te percaktuara ne Rregulloren e programit te studimit.

 

Neni 49

Përfundimi i studimeve dhe diplomimi

 

  1. Me përfundimin e studimeve dhe fitimin e krediteve të nevojshme studentët kanë të drejtë të diplomohen në programin përkatës të studimit.
  2. Diploma “Bachelor” mbrohet me provim formimi ose punim (tezë) diplome. Diploma “Master” mbrohet me punim diplome. Diploma e Doktoratës mbrohet me punim te nje projekti kerkimor. Diploma e Specializimit në Stomatologji mbrohet me provim.
  3. Brenda një muaji nga data e fillimit të vitit të fundit akademik, Drejtuesi i Departamentit u bën të njohur studentëve të cilët diplomohen atë vit programin e provimit të formimit ose të temave të diplomave, me anën e të cilave do të bëhet vlerësimi përfundimtar.
  4. Specifika mbi diplomimin, në përputhje me kërkesat specifike të programeve të vecanta të studimit, përcaktohen në Rregulloret përkatëse të programeve të studimit.
  5. Vlerësimi përfundimtar organizohet në 3 sesione, brenda një viti akademik, të cilat përcaktohen nga Dekani i Fakultetit. Studenti që rrëzohet në sesionin e parë ka të drejtë të paraqitet për mbrojtje në sesionin e ardhshëm. Senati mund te caktoje edhe sesione te tjera te ndermjetme per zhvillimin e provimeve.
  6. Studenti që ka plotësuar të gjitha kërkesat e planit mësimor dhe ka dhënë provimin e formimit apo ka mbrojtur punimin e diplomës, pajiset me diplomën përkatëse, Diplomë “Bachelor” ose Diplomë “Master i Shkencave”, “Master Profesional”, Diplomë “Doktor”, Diplomë “Mjek Specialist” në profilin përkatës.
  7. Diploma shoqërohet me pasqyrën e të dhënave akademike që përfshin: listën e notave dhe suplementin përkatës.
  8. Diploma nënshkruhet Dekani i Fakultetit dhe Rektori. Për secilin prej tyre shënohet emri, mbiemri, grada shkencore, titulli akademik dhe funksioni. Nënshkrimet e tyre vërtetohen me vulën e Universitetit.
  9. Për rastet kur, krahas detyrimeve të diplomës universitare studenti ka mundur të ndjekë dhe të shlyejë edhe lëndë, kualifikime apo specialitete suplementare, ai pajiset me një certifikatë në të cilën pasqyrohen periudha, lëndët, kreditet e fituara dhe vlerësimet.
  10. Certifikata për ndjekjen dhe shlyerjen e lëndëve, kualifikimeve apo specialiteteve suplementare nënshkruhet nga Përgjegjësi i Departamentit dhe Dekani i Fakultetit. Për secilin prej tyre shënohet emri, mbiemri, grada shkencore dhe titulli akademik dhe funksioni. Nënshkrimet e tyre vërtetohen me vulën e Universitetit.
  11. Suplementi i Diplomës përshkruan fushën dhe nivelin e studimeve, qëllimin dhe fushën e zbatimit të dijeve, listën e lëndëve me orët në auditor dhe me kreditet e vlerësimet përkatëse, të shprehura në sistemin evropian të transferimit të krediteve (ECTS).  
  12. Për studentët që kanë përfunduar studimet me të gjitha notat dhjeta, diploma shoqërohet me certifikatën “Medalje e Artë”. Për studentët që kanë përfunduar studimet me mesatare mbi 9.5 diploma shoqërohet me certifikatën “Student ekselent”. Certifikatat “Medalje e Artë” dhe “Student i ekselent” nënshkruhen nga Dekani dhe Rektori. Nënshkrimet e tyre vërtetohen me vulën e Universitetit.
  13. Dorëzimi i diplomave bëhet me ceremoni. Tërheqja e diplomës dhe e certifikatës “Medalje e Artë” ose “Student ekselent” bëhet personalisht nga i diplomuari, kundrejt nënshkrimit, dhe evidentohet në regjistrin përkatës. Nëse prania e të diplomuarit është objektivisht e pamundur, tërheqjen mund ta bëjë një nga pjestarët e familjes, i pajisur me prokurë të posaçme dhe me dokument identifikimi.   
  14. Në qoftë se diploma nuk është plotësuar në rregull, i interesuari duhet të mos e tërheqë atë dhe të kërkojë pajisjen me diplomë të rregullt.
  15. Në qoftë se origjinali i diplomës humbet ose dëmtohet deri në atë masë sa të bëhet i papërdorshëm, Universiteti nuk lëshon dublikatë. Universiteti mund të japë vetëm një vërtetim me fotografi të shoqëruar me listën e krediteve dhe notave të fituara. Vërtetimi është i barasvlefshem me diplomën pasi të jetë nënshkruar nga Rektori, Dekani i Fakultetit dhe Kryesekretari.

 

 

Neni 50

Bursat universitare

  1. Universiteti ofron mbështetje ekonomike të studentëve të cilët kanë arritur rezultate të shkëlqyera që përballohet nga buxheti i universitetit dhe kategorizohet si më poshtë:
  2. a) programi i ekselencës
  3. b) bursat e ndërmjetme
  4. c) kategori të tjera

 

  1. Kriteret e nevojshme dhe procedurat e detajuara për të përfituar bursa sipas këtij neni, përcaktohen me Vendim te vecante te Senatit Akademik.

 

Neni 51

Të drejtat dhe detyrat e Studentit

  1. Gjate kryerjes se studimeve ne te gjitha ciklet Universitare, studenti gezon te drejtat si me poshte:

 

  1. të përfitojë nga procesi mësimor dhe të diplomohet, pasi të ketë shlyer të gjitha detyrimet e përcaktuara në planin mësimor të programit të studimit, si dhe te pagesave financiare;
  2. të kërkojë vlerësim të drejtë dhe objektiv të dijeve dhe të ecurisë së tij;
  3. të përdorë mjediset, mjetet didaktike dhe pajisjet e universitetit për realizimin e programit mësimor;
  4. të kërkojë ndihmë a këshillim nga organet kompetente të Universitetit për njohjen e rregullave të tij dhe të mundësive që ky ofron për studime, specializime dhe kualifikime;
  5. të njihet me rezultatet e arritura prej tij dhe të kërkojë këshillim për zgjedhjen që duhet të bëjë për të fituar një diplomë të caktuar a specializimin e dëshiruar;
  6. të mos lejojë të bëhen të njohura të dhënat e tij vetjake dhe përfundimet e tij gjatë viteve të studimit;
  7. të organizohet në shoqata studentore jopolitike, sipas akteve ligjore përkatëse;
  8. të marrë pjesë në veprimtari artistike, kulturore, sportive e argëtuese, të organizuara nga universiteti jashtë procesit mësimor;
  9. të ndikojë në përmirësimin e procesit mësimor nëpërmjet formave demokratike të shfaqjes së vullnetit dhe të mendimit;
  10. të ankohet në mënyrë individuale ose kolektive, kur gjykon se procesi mësimor nuk zhvillohet në mënyrë të rregullt, kur njohuritë e ofruara nuk u përgjigjen nivelit të premtuar ose kur, si pasojë e metodës së përdorur në mësimdhënie, përfitimi i njohurive nuk është në shkallën e duhur;
  11. të bëjë kërkesë dhe ankesë kur mendon se vlerësimi për të nuk është i drejtë;
  12. të dëgjohet nga organet përkatëse të Universitetit, përpara se të merret masë ndëshkimore kundër tij.

 

  1. Gjate kryerjes se studimeve ne te gjitha cikleve Universitare, student i nenshtrohet detyrimeve si me poshte:

 

  1. të njohë me hollësi Rregulloren e Universitetit dhe detyrimet e tij. Universiteti nuk mban përgjegjësi për pasojat që mund të rrjedhin nga mosnjohja e tyre;
  2. të zbatojë të gjitha rregullat që rrjedhin nga Statuti dhe Rregullorja Akademike, si dhe nga çdo akt tjetër ligjor dhe nënligjor për Arsimin e Lartë;
  3. të zbatojë normat shoqërore dhe rregullat e pranuara etiko-morale të procesit mësimor-edukativ;
  4. të mbajë përgjegjësi për keqpërdorimin e mjediseve të Universitetit dhe të mjeteve didaktike të vëna në përdorim të tij; në rast se ka shkaktuar dëm material, detyrohet ta zhdëmtojë atë në masën që e gjykon dekanati;
  5. të shlyejë të gjitha detyrimet e përcaktuara në planin mësimor dhe në programet e lëndëve për të bërë të mundshëm fitimin e krediteve të nevojshme;
  6. të paguajë rregullisht tarifën e studimit.

 

  1. Konsiderohen shkelje të rregullave të Universitetit të gjitha veprimet e kryera me dashje nga studenti, kur ato nuk përmbajnë elemente të veprës penale, përfshirë ato që përbëjnë cënim të normave shoqërore dhe etiko-morale, si:
  2. cënimi i dinjitetit të mësimdhënësit dhe të çdo punonjësi të Universitetit;
  3. aktet e rrugaçërisë ose sjellja e papëlqyeshme në mjediset e universitetit;
  4. dhënia e informacionit të gënjeshtërt për t’u përdorur në dokumentet e Universitetit;
  5. kopjimi, plagjiatura apo paraqitja si punë e vet e punës së një tjetri;
  6. blerja, shitja ose vjedhja e materialeve që përbëjnë pyetje a teza provimi;
  7. paraqitja në provim me emër të rremë ose paraqitja në provim e një personi tjetër për llogari të tij;
  8. dhënia ose marrja e informacionit me gojë a me shenja gjatë provimit.

 

  1. Ndaj studentit që kryen veprime të tilla, merren masa disiplinore sipas dispozitave te Kodit te Etikes se Universitetit.

Neni 52

Këshilli Studentor

  1. Ne permbushje te vetëorganizimit te jetës studentore, mbrojtjes se te drejtave dhe interesave te tyre, si dhe per nevoja te perfaqesimit legjitim ne strukturat e larta drejtuese te Universitetit, studentët krijojnë Keshillin Studentor ne nivel Universiteti, i cili funksionon në përputhje me statutin e miratuar nga Asambleja e Keshillit Studentor.

 

  1. Organet e Keshillit Studentor dhe perfaqesuesit e tij ne organet e Universitetit zgjidhen me votim.

                                                                        Kreu IV

 

Dispozita tranzitore dhe të fundit

Neni 53

 

  1. Ndryshimet e Rregullores se Universitetit dhe hartimi i cdo rregullore tjeter në zbatim te saj hartohen në përputhje me legjislacionin ne fuqi dhe statutin e Universitetit.
  2. Çdo ndryshim i Rregullores se Universitetit dhe rregulloreve te tjera ne baze e per zbatim te saj propozohen nga strukturat drejtuese qendrore te Universitetit dhe miratohen nga Senati Akademik.
  3. Çdo marrëdhënie juridike e kriuar ne baze dhe per zbatim te Rregullores se meparshme te Universitetit shfuqizohet dhe i nenshtrohet dispozitave te kesaj rregulloreje me hyrjen ne fuqi. Ne cdo rast Universiteti respekton parimin e sigurise juridike.
  4. Universiteti nuk mban përgjegjësi për pasojat që mund të rrjedhin nga mosnjohja e kesaj rregulloreje.
  5. Senati Akademik ka te drejtën për interpretimin e kësaj Rregulloreje.

Rregullorja miratohet dhe hyn në fuqi më datë, 27.01.2016

                                                                                                           

SENATI AKADEMIK

                                                                                                               REKTORI

                                                                                                                               PROF. DR. VERA OSTRENI